Përqendrimi ynë ka rënë nga 12 sekonda në 8 sekonda thotë Microsoft

Publikuar më: 18-05-2015

distracted-phone-use-shutterstockA mendoni se prania e teknologjisë në jetën tuaj po jua bën më të vështirë përqëndrimin për një kohë të gjatë? Microsoft ka publikuar një studim që e mbështet këtë teori. Ky studim sugjeron se kohëzgjatja e përqëndrimit ka qënë në rënie duke filluar që nga fillimi i këtij shekulli. Ndërkohë që njerëzit mund të fokusoheshin 12 sekonda në vitin 2000, kjo shifër ra 8 sekonda në vitin 2013. Reduktimit vjen në një pjesë të madhe nga kombinimi i i smartfonëve dhe përmbajtes që ata shfaqin.

Në ditët e sotme shohim një pjesë të madhe të adoleshentëve që shpezojnë një kohë të gjatë mbi smartfonin e tyre, ose e kontrollojnë atë vazhdimisht. Larmia e gjërave që mund të bëjë një smartfon e bën shumë të thjeshtë shpërqëndrimin nga një detyrë apo bisedë që jeni duke bërë. Por kjo gjë mund të shihet dhe nga një tjetër këndvështrim. Ndërkohë që teknologjia po dëmton përqëndrimin, ajo përmirson aftësinë multitasking që shpesh e kemi parë të përmendur tek pajisjet teknologjike. Me sa duket kryerja e disa detyrave në të njëjtën kohë po përbën një ngjashmëri mes humanëve dhe pajisjeve. Pra arrijmë në përfundimin se teknologjia ka efektet negative dhe pozitive në jetën tonë. (PCWorld Albanian)

Përqendrimi ynë ka rënë nga 12 sekonda në 8 sekonda thotë Microsoft
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)