Lajmet

Përplasen Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, shkak përgjimi i përdoruesve nga Yahoo për llogari të NSA-së

Nov 14 2016
0 Shpërndarje
Përplasen Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, shkak përgjimi i përdoruesve nga Yahoo për llogari të NSA-së

Komisioni Europian kërkoi informacion nga Shtetet e Bashkuara lidhur me një udhër sekret gjykate ndaj Yahoo nëpërmjet të cilit janë skanuar qindra e-mail-e të konsumatorëve si rezultat i disa hetimeve për terrorizëm.

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së ashtuquajtur “Privacy Shield,” në muajin gusht, Shtetet e Bashkuara ranë dakord të kufizonin sasinë e të dhënave të qytetarëve Europian në servera në SHBA.

Kjo marrëveshje u rrëzua nga Gjykata e Lartë Europian në Tetor të 2015-tës dhe si rezultat mijëra firma u gjendën në një udhëkryq ligjor.

Reuters raportoi muajin e kaluar se Yahoo kishte skanuar e-mail-et e konsumatorëve në 2015-tën për llogari të Agjensisë Amerikane të Sigurisë, NSA.

Tani Komisioni Europian ka kërkuar shpjegime nga Shtetet e Bashkuara lidhur me këtë ngjarje.

“Privacy Shield,” marrëveshje të cilën Yahoo nuk e ka nënshkruar, ofron udhëzimet e duhura për mënyrën sesi trajtohen të dhënat e qytetarëve Europianë jashtë Unionit.

Një zyrtar i lartë i Pentagonit i cili zgjodhi as të mohonte e as pranonte ngjarjen, tha se hetimet janë përqendruar ndaj elementëve të mundshëm terroristë duke u kujdesur në të njëjtën kohë për privatësinë e të tjerëve. (PCWorld Albanian)

Tags >

BESHBA
Lajmet e fundit>