Përpjekjet e Microsoft për të hapur burimin e .NET prekin një moment historik

Publikuar më: 28-06-2016

microsoft-logo-redwest-a-100611028-largeGjuha e programit me burim të hapur e Microsoft sapo ka shënuar një moment historik ndërsa kompania njoftoi disponueshmërinë e .NET Core dhe ASP.NET Core 1.0.

Këto dy projekte janë një përpjekje e Microsoft për të ofruar disa elementë kyç të gjuhës së programimit në Linux dhe OS X, dy sisteme operative që nuk janë mbështetur në të kaluarën. Për të arritur këtë objektiv më shumë se 18,000 zhvillues dhe 1,300 kompani kanë kontirbuar në .NET Core.

E gjitha kjo përmbush një objektiv akoma edhe më madhor të Microsoft për të shndërruar .NET në një platformë zhvillimi e cila mund të përdoret në platforma të ndryshme desktop, server dhe mobile. Blerja e Xamarin, firmë e specializuar në zhvillimin e aplikacioneve mobile të iOS dhe Android përmes .NET e ndihmoi më tutje Microsoft në përmbushjen e qëllimeve.

Gjithashtu Microsoft ka arritur të fitojë besimin e disa partnerëve për platformën me burim të hapur .NET. Red Hat njoftoi ditën e hëne se .NET Core do të mbështetet në Linux-in e kompanisë për sipërmarrjet dhe atë OpenShift. Për më tepër Red Hat dhe Codenvy – kompania pas projektit Eclipse Che – njoftuan se do të adoptonin protokollin gjuhësor të kodit të Visual Studio. (PCWorld Albanian)

Përpjekjet e Microsoft për të hapur burimin e .NET prekin një moment historik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)