Përmbajtjet e shërbimit cloud Google Drive vinë në shënimet e Evernote

Publikuar më: 12-05-2016

evernote-drive-100660770-largeEvernote dhe Google mund të jenë konkurrentë me aplikacionet e tyre të shënimeve, po dy kompanitë gjetën hapësira për të njoftuar bashkëpunimin e tyre më të fundit për të sjellur më shumë funksionalitet dhe produktivitet për përdoruesit.

Duke filluar nga dita e sotme çdo përmbajtje e shtuar nga Google Drive në ditarin e Evernote do të shfaqen si të plota dhe jo më si lidhje të klikueshme që do të thotë se mund të shfletoni çdo gjë në Google Drive pa u larguar nga Evernote.

Për më tepër do të jetë i disponueshëm edhe një buton Google Drive përmes të cilit mund të kërkoni për skedarë në shërbimin cloud menjëherë nga shënimet tuaja. Çdo ndryshim i aplikuar në skedarët e gjendur në Google Drive do të reflektohet edhe në shënimet e Evernote.

Aktualisht risitë e lartpërmendura janë të disponueshme vetëm përmes versionit Beta të Evernote për Android dhe Ueb. Pavarësisht këtij bashkëpunimi, kur bëhet fjalë për integrimin e Google Drive me një aplikacion shënimesh, Google Keep ruan avantazhin. Por nuk duhet të harroni se Evernote është shumë më i sofistikuar sesa Google Keep. (PCWorld Albanian)

Përmbajtjet e shërbimit cloud Google Drive vinë në shënimet e Evernote
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)