Përkujtuesit e aplikacionit Google Calendar tani mund ti menaxhoni edhe nga uebi

Publikuar më: 06-04-2016

screen-shot-2016-04-06-at-11-11-10-amNë Dhjetorin e vitit të kaluar Google prezantoi në aplikacionin kalendarik një funksionalitet të ri në platformat iOS dhe Android, Përkujtuesit.

Tani funksion është i disponueshëm edhe në ueb aplikacionin e Kalendarit. Përkujtuesit vetëm sa shtojnë më tej funksionalitetet e aplikacionit në fjalë nga Google dhe tani jo vetëm që mund të krijoni detyra në aplikacionet Inbox, Google Keep apo Calendar por një përkujtues do tu shfaqet në krye të axhendës së çdo dite për tju mbajtur të përditësuar.

Megjithatë kritikët jo pak herë shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj kësaj risie duke e argumentuar me ekzistencën e aplikacioneve të ngjashme si AnyList, Todoist, Wunderlist dhe Any.do. Megjithatë përkujtuesit edhe pse një risi e vogël janë shumë të rëndësishëm sidomos tani me mundësinë për ti menxhuar drejtpërdrejt nga kompjuteri juaj. (PCWorld Albanian)

Përkujtuesit e aplikacionit Google Calendar tani mund ti menaxhoni edhe nga uebi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)