Lajmet

Përkthimet në Google Translate më natyrale, përmirësohet ndjeshëm sintaksa dhe gramatika

Nov 16 2016
0 Shpërndarje
Përkthimet në Google Translate më natyrale, përmirësohet ndjeshëm sintaksa dhe gramatika

nmtblog900px-width-900Dita e Marte është një datë për tu mbajtur mend në historinë e Google Translate sepse atë çfarë nuk e ka arritur prej 10 vitesh e arriti në një ditë.

Aplikacioni, tashmë i përditësuar në ueb dhe në platformat mobil, inkorporon një teknologji të quajtur “makina neurologjike e përkthimit” që do të thotë se aplikacioni është i aftë të përkthejë fjali të tëra në kohë reale.

Rezultati? Përkthime më natyrale dhe sintaksë dhe gramatikë tejet të përmirësuar. Sistemi i ri i përkthimeve do të ofrohet fillimisht vetëm në 8 gjuhë nga 103 të disponueshme: Angleze, Franceze, Gjermane, Spanjolle, Portugeze, Kineze, Japoneze, Korena dhe Turke.

Google tha se këto gjuhë përbëjnë 55 deri në 85% të përkthimeve nëpërmjet aplikacionit. Implementimi i një teknologjie të tillë shënon një tjetër hap të rëndësishëm të gjigandit të motorit të kërkimit drejt inteligjencës artificiale dhe robotëve që mësojnë.

Një teknologji e cila mëson vetë pa qenë nevoja të programohet. Lëvizja më e fundit në këtë drejtim ishte me aplikacionin e muzikës i cili analizon gjendjen emocionale të përdoruesit për ti ofruar atij tinguj muzikorë që ka nevojë të dëgjojë në ato momente. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>