Periscope më në fund u bë pjesë e Android, dy muaj pas debutimit në iOS

Publikuar më: 26-05-2015

0526_periscopeAplikacioni i video transmetimit në pronësi të Twitter, Periscope më në fund arriti të bëhej pjesë e platformës Android ndërkohë që aplikacioni për iOS mbërriti dy muaj më parë. Versioni Android është tepër i ngjashëm me atë të iOS por ai përfshin disa specifika karakteristike të sistemit operativ të Google, sidomos përsa i përket shfaqjes së njoftimeve.

Ekipi zhvillues i Periscope ka sjellë disa karakteristika të reja në këtë aplikacion për Android. Përdoruesit Android do të kenë më shumë kontroll për llojin e njoftimeve që ata duan të shfaqen në ekranin e tyre. Madje ju mund të zgjidhni të merrni ose jo njoftime nga një përdorues i caktuar me të cilin ndërveproni në Periscope. Këto risi janë unike vetëm në versionin Android aktualisht, por shumë shpejt prisni ti shihni ato dhe në versionin iOS me anë të një përditësimi të ri.

Periscope për Android erdhi vetëm disa javë më vonë pas aplikacionit rival Meerkat në këtë paltformë. Konkurenca mes këtyre dy aplikacioneve është e fortë por duke u bazuar tek shifrat nuk është akoma e qartë se kush e mbizotëron tregun. Twitter lajmëroi në muajin Prill se Periscope kishte arritur një numër prej 1 milion përdoruesish vetëm në 10 ditët e para të lancimit. Ndërkohë në të njëjtën muaj, themeluesi i Meerkat raportoi se aplikacioni i tij zotëronte 2 milion përdorues. Është shpejt për të folur se si ka ndikuar ardhja e Periscope në Android në suksesin e Meerkat, por firma analitike App Annie sugjeron se Meerkat ka zbritur disa pozicione përsa i përket renditjes së aplikacioneve më popullore. Për ta shkarkua ndiqni këtë lidhje. (PC World Albanian)

Periscope më në fund u bë pjesë e Android, dy muaj pas debutimit në iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)