Përfundon beteja ligjore 5-vjeçare mbi patentat mes Google e Microsoft

Publikuar më: 03-10-2015

_85844271_71625e0f-5531-408d-ae5f-a947d8bafe75Janë të shpeshta paditë gjyqësore që kompanitë e mëdha teknologjikë ngrejnë ndaj njera tjetrës. Google dhe Micosoft janë dy kompani të cilat kanë qënë pjesë e nje beteje ligjore 5-vjeçar e cila tanimë ka marrë fund.

Të dyja palët vendosën të hiqnin dorë nga 20 paditë e ngritua ndaj njera tjetrës në gjykatat e Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë. Që nga viti 2010, krerët e teknologjisë kanë ‘luftuar’ mes tyre mbi të drejtat e lidhura me teknologjinë e përdorur në ndërtimin e konsoles Xbox dhe smartfonëve të Motorola Mobility, të cilët zotëroheshin nga Google deri në janar të 2014.

Kompanitë nuk kanë bërë publike termat financiare të kësaj marrëveshje kompromisi por sipas një raporti nga Bloomberg kanë premtuar se do të punojnë së bashku për të mbrojtur pronat intelektuale. Lajmi i kësaj marrëveshje të përbashkët është konfirmuar me anë të deklaratave të dy kompanive. Bashkpunimi mes Google dhe Microsoft vazhdon më tej. Në muajin shtator të dyja palët vendosën të bashkpunonin mbi zhvillimin e një standarti të ri për kodimin dhe dekodimin e transmetimit të videove së bashku me Amazon, Cisco, Intel, Mozilla dhe Netflix. Ky grup njihet tashmë si Alliance for Open Media. (PC World Albanian)

Përfundon beteja ligjore 5-vjeçare mbi patentat mes Google e Microsoft
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)