Përfundon beteja ligjore 5-vjeçare mbi patentat mes Google e Microsoft. Palët gjejnë konsensusin

Publikuar më: 01-10-2015

motorolatexas-38_verge_super_wide.0Të shpeshta kanë qenë paditë gjyqësore që kompanitë e mëdha teknologjikë ngrejnë ndaj njera tjetrës. Google dhe Micosoft janë dy kompani të cilat kanë qënë pjesë e një beteje ligjore 5-vjeçare e cila tani është shuar.

Të dyja palët vendosën të hiqnin dorë nga 20 paditë e ngritua ndaj njëra tjetrës në gjykatat e Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë. Që nga viti 2010, krerët e teknologjisë kanë ‘luftuar’ mes tyre mbi të drejtat e lidhura me teknologjinë e përdorur në ndërtimin e konsoles Xbox dhe smartfonëve të Motorola Mobility, të cilët zotëroheshin nga Google deri në Janar të 2014.

Kompanitë nuk kanë bërë publike termat financiare të këtij kompromisi por sipas një raporti nga Bloomberg ato kanë premtuar se do të punojnë së bashku për të mbrojtur pronat intelektuale. Lajmi i kësaj marrëveshje të përbashkët është konfirmuar me anë të deklaratave të dy kompanive. Bashkëpunimi mes Google dhe Microsoft vazhdon më tej. Në muajin Shtator të dyja palët vendosën të bashkpunonin mbi zhvillimin e një standarti të ri për kodimin dhe dekodimin e transmetimit të videove së bashku me Amazon, Cisco, Intel, Mozilla dhe Netflix. Ky grup njihet tashmë si Alliance for Open Media. (PC World Albanian)

Përfundon beteja ligjore 5-vjeçare mbi patentat mes Google e Microsoft. Palët gjejnë konsensusin
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)