Përdoruesit e Windows 7-tës ankohen për përditësime pa paralajmërim në Windows 10

Publikuar më: 16-03-2016

win10upgradedialog-100594742-largeNdërsa Microsoft ka filluar një fushatë të egër të përditësimeve të kompjuterave në Windows 10, disa përdorues po ankohen se nuk janë njoftuar siç duhet.

Raportime të shumta për përditësime të padëshiruara në Windows 10 kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjetet sociale Reddit dhe Twitter. Përdoruesit po ankohen se nuk kanë aprovuar madje as realizuar me qëllim përditësimin në fjalë.

Padyshim e gjitha kjo është pjesë e planeve të Microsoft. Tetorin e vitit të kaluar kompania njoftoi se do ta klasifikonte Windows 10-tën si një përditësim të rekomanduar duke filluar nga muajt e parë të 2016-tës. Ky kategorizim ka hyrë në fuqi më 1 Shkurt.

Mary Jo Foley i ZDNet ka gjetur kohën për të shpjeguar sesi funksionon ky përditësim i rekomanduar: “Fillimisht përdoruesit marrin një njoftim q u thotë se kompjuterat e tyre po përgatiten për Windows 10-tën në 3-4 ditët në vijim. Përdoruesit duhet të klikojnë linkun që u shfaqet për të anulluar ose shtyrë këtë përditësim ndërkaq mbyllja e njoftimit nuk e ndalon përditësimin. Nëse përdoruesit nuk e anullojë ose shtyjnë, përditësim do të realizohet automatikisht.”

Në këtë pikë, e vetmja mënyrë për tu kthyer pas është klikimi “Decline” në marrëveshjen e liçensimit që shfaqet gjatë proçesit të instalimit. Ata që nuk duan që Windows 10-ta tu instalohet pa qenë të vetëdijshëm, mjafton të vizitojnë Windows Update në Panelin e Kontrollit dhe të ndalojnë instalimin e përditësimeve të rekomanduara në opsionin “Give me recommended updates the same way I receive important updates.” (PCWorld Albanain)

Përdoruesit e Windows 7-tës ankohen për përditësime pa paralajmërim në Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)