Përdoruesit e Safari mund të bllokojnë reklamat në iOS 9

Publikuar më: 11-06-2015

webads1_1020.0.0Më herët gjatë kësaj jave, kompania Apple bëri debutimin e përditësimit të ri të rëndësishëm të platformën së saj iOS 9. Ky përditësim sipas kompanisë sjell përmirsime të ndjeshme përsa i përket Sirit, multitasking në iPad dhe një aplikacion të përditësuar News. Ndër të tjerash një risi që solli ky përditësim është aftësia për të bllokuar reklamat tek përdoruesit e Safari. Kjo risi u prezantua ditën e hënë në Konferencën Botërore të Zhvilluesve nga inxhinieri i kompanisë Ricky Mondello por detaje të tjera rreth këtij funksionaliteti priten të publikohen në ditët në vazhdim. Zhvilluesit në platformën iOS do të mund të krijojnë shtojca për shfletuesin Safari të cilat bllokojnë cookies, imazhet, pop-ups dhe reklamat.

Por ky ndryshim sigurisht që nuk është një lajm i mirë për reklamuesit që përdorin promovimin online. Kjo do të thotë që të ardhurat e tyra nga klikimet e reklamave do të ulen ndjeshëm. Megjithatë ky përbën një lajm të mirë për përdoruesit të cilat bezdisen nga reklamat e shumta që shfaqen online. Ndërsa në aplikacionin News të përditësuar së fundmi, do të ofrohet mbështetje për reklamat, ndaj publikuesit mund ta shohin këtë si një alternativë për të publikuar reklamat e tyre. (PC World Albanian)

Përdoruesit e Safari mund të bllokojnë reklamat në iOS 9
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)