Përdoruesit e parë të iPhone 7 Plus raportojnë zhurma nga bordi logjik i telefonit

Publikuar më: 19-09-2016

appleiphone7_8001Pasi dolën në shitjet zyrtarisht modelet e para të iPhone ditën e Premte, blerësit e parë nxituan të testonin telefonët në forma të ndryshme. Por disa raportime të hershme vënë në dyshim integritetin e modeleve të reja.

Personi i parë i cili vuri re një zhurmë të pazakontë nga iPhone 7 Plus i tij vendosi të publikonte një video në Youtube në kanalin 512 Pixels duke paralajmëruar të gjithë. Një zhurmë e çuditshme e cila nuk vjen nga boksi por nga vetë bordi logjik i telefonit ngjan me një fishkëllimë.

Të tjerë bloger të shquar madje edhe ish shefi i marrëdhëniesve me publikun pranë Apple raportuan të njëjtin problem. Ngelet e paqartë nëse kjo zhurmë gjenerohet nga të gjithë modelet iPhone 7 Plus apo vetëm nga disa modele defektive. (PCWorld Albanian)

Përdoruesit e parë të iPhone 7 Plus raportojnë zhurma nga bordi logjik i telefonit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)