Përdoruesit e iPhone goditen nga “spam-i” në aplikacionin e kalendarit

Publikuar më: 30-11-2016

111688398-iphone-large_transjjehviwlm2xpr27m7lf8me0jyi0jppd6zx1hiwtphlcPërdoruesit e iPhone po përballen me një “spam” të pazakontë në aplikacionin e kalendarit ku janë shfaqur ngjarje të padëshirueshme.

Ftesat ofrojnë etiketa të uljeve të çmimeve të cilat në të vërtetë nuk vinë nga markat që supozojnë se përfaqësojnë por nga mashtrues.

Pavarësisht nëse marrësi e pranon apo jo ftesën, mashtruesit lajmërohen se është marrë mesazhi kështu ai mund të dërgojë akoma edhe më shumë.

_92713135_mediaitem92713134

Kjo dobësi ka ekzistuar prej kohësh në aplikacionin kalendarik por u vu në dukje kryesisht gjatë Të Premtes së Zezë.

“Ka të bëjë me bëjë me mënyrën sesi iCloud punon,” tha një ekspert sigurie i Universitetit Surrey.

Kjo sepse shkëmbimi i fotove dhe informacioneve të kalendarit me iCloud është një proces i pashmangshëm. E vetmja gjë që funksionon në këtë rast është injorimi. (PCWorld Albanian)

Përdoruesit e iPhone goditen nga “spam-i” në aplikacionin e kalendarit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)