Përdorimi i tabletëve pritet të bjerë për herë të parë vitin që vjen

Publikuar më: 26-09-2015

009

Një studim i ri nga ABI Research ka zbuluar se baza e përdoruesve e tabletëve pritet të bjerë vitin që vjen, për të parën herë në histori. Rritja e përdorimit të këtyre pajisjeve mori një shtysë goxha të madhe me ardhjen në treg të iPad-it në vitin 2010 por me sa duket këtij suksesi po i vjen fundi.

Sipas Oyster Bay, një firmë analitike me qendër në New York, numri i tabletave në përdorim do të arrijë shifrën e 373 milion njësive në fund të vitit 2015.Por ndërkohë pritet që shpërndarja e sistemeve operative të balancohet, 50% e tabletëve do të furnizohet nga Android ndërsa 42% nga iOS.

Si mendoni cila është arsyeja e uljes së përdorimit të tabletëve? Në një pjesë të madhe kjo i detyrohet përdorimit të gjerë të pajisjeve të ashtëquajtura ‘phablet’, smartfonë më përmasa që i afrohen atyre të tabletëve. Kompanitë më të mëdha të smartfonëve siç janë Apple dhe Samsung, gjithnjë e më shumë po rrisin përmasat e smartfonëve të tyre. Këta smartfonë të nivelit të lartë mund të zëvëndësojnë fare mirë tabletët.

Dhe kompjuterat ultra-portabël 2në1 janë një zëvëndësues i mirë i tabletëve dhe gjithashtu shumë të preferuara nga bizneset e vegjël. Deri më sot është vënë re që përdoruesit e tabletëve nuk kanë ndonjë tendence ti zëvëndësojnë ato me modelet më të rinj, pjesa më e madhe e tyre rishiten. Këtë vit TrendForce parashikoi një rënie me 14.9% të blerjeve të tabletëve. Dhe kompania e kërkimit IDC parashikoi një ulje me 8%. A janë këto parashikime një tregues se tableti tashmë është një pajisje e dalë jasht mode, a po i vjen fundit përdorimit të tyre? (PC World Albanian)

Përdorimi i tabletëve pritet të bjerë për herë të parë vitin që vjen
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)