Përdorimi i dronëve në Suedi i jashtligjshëm

Publikuar më: 25-10-2016

_92080836_gettyimages-600120950Përdorimi i kamerave në dronë është bërë i paligjshëm në Suedi, përveç nëse ato të kanë dhënë një leje speciale përgjimi.

Nën rregulla të reja të vendosua nga Gjykata Supreme Administrative e Suedisë, kamerat në dronë kualifikohen si kamera përgjimi dhe kërkojnë një licencë. Licencat mund të jetë të shtrenjta dhe pagimi për të marrë një licencë nuk do të thotë se mund të marrësh një.  Nuk ka përjashtime për gazetarët, dhe kritikat kanë thënë se kjo mund të rezultojë në humbjet të vendeve të punës.

Disa po e përshkruajnë si një goditje të madhe për fotografinë ajrore dhe industrinë e dronëve, gjyqi vendosi se kamerat e vendosura në dronë “konsiderohen si kamera përgjimi”.

Grupi i  indrustrial UAS Sweden ka argumentuar se vendimi i gjyqit mund të vendosë në rrezik 5,000 vende pune.

Një gjykatë në një distrikt më të ulët në Suedi ka vendosur më përpara se kamerat në dronë nuk mund të merren si kamera përgjimi por ky vendim është hedhur poshtë.

Sipas uebsajtit të fotografisë PetaPixel, më shumë se 20,000 dronë u shitën në Suedi në 2014 me më shumë se 1,000 lejë të lëshuara për përdorimin e kamerave të dronëve për arsye komerciale.

Atyre do ti duhet të marrin një leje nga CAA nëse ato po fluturojnë një pajisje fluturuese mbi një zonë të populluar ose brenda 50 metër nga një ndërtesë.

Operatorët e dronit duhet gjithashtu të respektojnë privatësinë e njerëzve dhe çdo kush me shqetësime rreth një droni që po përdoret në zonën e tyre këshillohet që të kontaktojë policinë. (PCWorld Albanian)

Përdorimi i dronëve në Suedi i jashtligjshëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)