Përditësoni shfletuesin Firefox! Ose një dobësi sigurie do t’ju vjedhë të dhënat

Publikuar më: 09-08-2015

psa-download-firefox-update-right-now-644x373

Keni kujdes përdorues të shfletuesit Firefox. Duhet të hapni shfletuesin në fjalë dhe ta përditësoni sa më parë që të jetë e mundur në versionin më të fundit. Mozilla pak ditë më parë hodhi dritë mbi një dobësi sigurie përmes së cilës hakerat lehtësisht mund të vjedhin informacione dhe skedarë nga hardisku i kompjuterit tuaj.

Një sulm i tillë ka ndodhur në një uebfaqe ruse e cila përmes një shfrytëzuesi i cili në gjuhën e sigurisë kompjuterike njihet si “exploit”, injektonte një kod javascript-i përmes së cilit mund të ngakohehsin të dhëna nga kompjuterat e përdoruesve në disa servera në Ukrainë.

Çfarë duhet të bëni?

1. Hapni shfletuesin Firefox

2. Në menunë kryesore klikoni Help About Firefox ose FileAbout Firefox, varur nga sistemi operativ që përdorni. 

3. Firefox automatikisht do të kërkojë përditësimin dhe do e instalojë atë.

4. Klikoni Restart Firefox to Update

5. Vështroni përsëri nëse keni versionin 39.0.3 të Firefox.

Nëse nuk arrini të kryeni proçedurën e mësipërme atëherë shkarkoni versionin më të fundit të Firefox për sistemin tuaj operativ dhe instalojeni.

Më alarmues është fakti se sipas Firefox, kjo thyerje e sigurisë nuk lë asnjë gjurmë në kompjuterin tuaj prandaj është e pamundur të tregohet nëse jeni kompromentuar.

Firefox-about-update

A janë shfletuesit e tjerë të sigurtë?

Asnjë shfletues nuk është terësisht i sigurtë dhe të tilla sulme mund të ndodhin kurdoherë. Kjo do të thotë se ky “exploit” që ka prekur Firefox nuk prek Chrome dhe Microsoft Edge për një arsye të thjeshtë: Izolimi i plotë

Ndërsa përdor pjesërisht izolimin, Firefox nuk është i izoluar terësisht nga sistemi operativ. Chrome, Internet Explorer dhe Microsoft Edge funksionojnë me sa më pak akses në privilegjet e përdoruesit. Rrathët më poshtë japin një paraqitje grafike që asaj që po mundohemi të tregojmë.

chrome-firefox-sandboxing

Nëse një “exploit” tejkalon Firefox ai menjëherë hyn në sistemin operativ. Me Chrome dhe Internet Explorer fillimisht duhet të kalojë shfletuesin, më pas edhe izolimin. E thënë ndryshe duhet të shfrytëzohen dy dobësi, një në shfletues dhe një në izolim për të hyrë në sistemin operativ, një detyrë kjo aspak e lehtë. (PCWorld Albanian)

Përditësoni shfletuesin Firefox! Ose një dobësi sigurie do t’ju vjedhë të dhënat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)