Përditësimi i parë madhor në Windows 10 po vjen në Korrik, konfirmoi Microsoft

Publikuar më: 31-03-2016

Start-970-80Është zyrtare: Përditësimi madhor i parë i Windows 10-tës, me emrin e koduar RedStone 1, do të jetë i disponueshëm këtë verë. Zyrtarët e Microsoft e konfirmuan këtë fakt në ditën e parë të konferencës së zhvilluesve Build që po mbahet në San Francisco të Shteteve të Bashkuara.

Microsoft preferon ta quajë përditësimin “Windows 10 Anniversary Update”, dhe do të  mbërrijë vetëm 1 vit nga debutimi i versionit më të fundit të sistemit operativ. Sipas Mary Jo Foley i ZDNet, 2016-ta do të sjellë vetëm një përditësim të Windows 10-tës prandaj mos prisni një të dytë në Nëntor edhe pse ka pasur pretendime në të kaluarën për dy të tillë.

Ky përditësim do të jetë falas për të gjithë përdoruesit aktualë të Windows 10-tës pavarësisht nëse po përdorin një kompjuter, tablet, HoloLens apo Xbox. Ajo që ngelet e paqartë është fati i Windows 10-tës falas pasi të mbarojë afati një vjeçar në Korrik të këtij viti.

Gjithashtu gjigandi i sistemit operativ po planifikon tu vijë në ndihmë zhvilluesve me mjetet e reja në platformën universale të aplikacioneve duke e bërë më të lehtë integrimin e aplikacioneve me sistemin biometrik Windows Hello, Windows Ink dhe Cortana. (PCWorld Albanian)

Përditësimi i parë madhor në Windows 10 po vjen në Korrik, konfirmoi Microsoft
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)