Përditësimi i përvjetorit të Windows 10-tës do të publikohet më 2 Gusht konfirmoi Microsoft

Publikuar më: 29-06-2016

id-2956945-dsc_0026-100600836-largePërditësimi i përvjetorit të Windows 10-tës do të publikohet zyrtarisht të Martën e datës 2 Gusht, konfirmoi kompania mëngjesin e ditës së sotme. Në një postim në blog Microsoft nënvizoi të gjitha ndryshimet dhe risitë që po vinë me këtë version duke filluar që me përditësimet e sigurisë, tek një Cortana më interaktive dhe mjete të reja dedikuar kryesisht ekraneve me prekje.

Ky përditësim vjen pothuaj pas një viti nga zyrtarizimi i Windows 10-tës, sistem operativ i cili shënon një epokë të re për Microsoft nën lidershipin e Satya Nadella. Windows 10-ta ka pasur një adoptim masiv jo vetëm nga përdoruesit individualë por edhe bizneset.

Me përditësimin e përvjetorit të Windows 10-tës, përdoruesit do të përfitojnë nga avantazhet më të fundit që ofron asistenti dixhital Cortana. Tani Cortana pranon komanda nga ekrani i kyçjes kështu përdoruesit mund të luajnë një këngë apo të pyesin diçka pa qenë nevoja e shkyçjes së ekranit.

Windows Ink sjell për përdoruesit një bllok shënimesh virtual dhe përdoruesit nuk kanë pse të presin hapjen e aplikacionit për të mbajtur diçka shënim.

Nuk përfundon këtu sepse përditësimi i përvjetorit të Windows 10 sjell përmirësime të sigurie dhe integrim më të mirë me konsolat Xbox. Microsoft Edge gjithashtu bart një sërë përditësimesh mjaft me vlerë ku padyshim spikatin shtojcat.

Gjer më 29 Korrik përdoruesit kanë mundësi të kalojnë në Windows 10 falas. Microsoft nuk ka dhënë një shifër ekzakte të kostos së Windows 10-tës pas mbarimit të këtij promocioni. Për sipërmarrjet historia ngelet e njëjtë, ata gjithnjë kanë për të paguar për liçensat e Windows 10-tës. (PCWorld Albanian)

Përditësimi i përvjetorit të Windows 10-tës do të publikohet më 2 Gusht konfirmoi Microsoft
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)