Përditësimi i Përvjetorit të Windows 10-tës: Microsoft sjell risitë më të fundit

Publikuar më: 02-08-2016

3998Përditësimi i përvjetorit të Windows 10-tës, i cili është më i madhi që nga debutimi i sistemit operativ në 2015-tën, ka filluar të dërgohet ditën e sotme tek konsumatorët.

Më shumë se 350 milion paisje kanë kaluar në Windows 10 që Microsoft filloi një fushatë të ashpër me ftesa të vazhdueshme për të përfituar sistemin operativ falas. Përditësimi i përvjetorit e vendos asistentin dixhital Cortana pothuajse në qendër të çdo aktiviteti të sistemit operativ ndërsa një risi e quajtur Windows Ink zgjeron funksionalitetet e lapsave Stylus.

Shfletuesi Microsoft Edge ndërtuar për të zëvendësuar Internet Explorerin gjithashtu është përmirësuar sidomos në lidhje me konsumin e energjisë. “Ne jemi të përkushtuar në ofrimin e inovacioneve të vazhdueshme për ju dhe të gjithë përdoruesit aktualë të Windows 10-tës do ti përfitojnë falas,” u shpreh Microsoft.

Teknologjia e njohjes së fytyrës së bashku me Windows Hello mund të përdoren për tu identifikuar në uebfaqe dhe aplikacione. Përditësimi i përvjetorit të Windows 10-tës vjen 4 ditë pas mbylljes së fushatës së ofrimit të Windows 10-tës falas. Tani e tutje të gjithë duhet të paguajnë për të kaluar nga Windows 7 ose 8 në versionin më të fundit të sistemit operativ. (PCWorld Albanian)

Përditësimi i Përvjetorit të Windows 10-tës: Microsoft sjell risitë më të fundit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)