Përditësimi iOS 9.3 i bën lidhjet të paklikueshme në shfletuesin Safari

Publikuar më: 28-03-2016

16351-13089-160327-iOS-lPavarësisht një faze të gjatë beta, iOS 9.3 duket shumë larg konsolidimit. Pas problemeve me aktivizimin e telefonit, tani përdoruesit po hasin vështirësi në hapjen e lidhjeve në aplikacionet Safari, Messages, Mail dhe disa të tjerë nga palë të treta.

Diskutime të shumta janë hapur në forumet e mbështetjes së Apple ku përdoruesit e iPhone dhe iPad po ankohen vazhdimisht.

“Pas përditësimit në iOS 9.3 në iPhone 6 Plus e kam të pamundur të klikoj lidhjet e kërkimit nga Google. Kam provuar në Safari dhe Chrome, dhe asgjë,” shpreh një prej anëtarëve të forumit. Jo pak përdorues kanë shkruar Apple në rrjetin social Twitter.

Janë publikuar disa raportime se edhe përdoruesit e iOS 9.2.1. Momentalisht zgjidhja e vetme ngelet fikja e Javacriptit në Safari përmes kësaj proçedure: Settings > Safari > Advanced dhe më pas klikonin opsionin Off në Javascript.

9to5Mac shkruante se pamundësia për të klikuar lidhje në Safari shkaktohej nga instalimi i aplikacioneve nga palë të treta. Rast konkret ishte instalimi i Booking.com në iPhone 6 dhe iPad Pro ku menjëherë Safari përfundonte në problemet e lartpërmendura.

Apple akoma nuk ka komentuar zyrarisht në lidhje me këtë ngjarje.

Përditësimi iOS 9.3 i bën lidhjet të paklikueshme në shfletuesin Safari
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)