Përditësimi i ri i aplikacionit Google Drive i dedikohet funksionaliteve të avancuara të kërkimit

Publikuar më: 11-12-2015

google-drivePërditësimi më i fundit në aplikacionet Google Drive përqendrohet tek lehtësitë në kërkimin e përmbajtjeve në shërbimin cloud.

Versioni i ri i disponueshëm në Android, iOS dhe Ueb u njoftua në një publikim në blogun zyrtar të shërbimit cloud i cili sjell kërkimin e skedarëve dhe përmbajtjeve specifike të tilla si PDF, dokumente dhe video.

Një pjesë e konsiderueshme e të rejave janë specifikisht për përdoruesit e iOS si përshembull: kërkimi Spolight tani identifikon edhe përmbajtje në Google Drive. Gjithashtu përmes prekjes 3D mund të lançohet kërkimi brenda aplikacionit pa e hapur atë.

drive_search_update

Për të marrë rezultate kërkimi më specifike, në Google Drive tani mund të kërkoni një përmbajtje përmes emrit ose postës elektronike të personit me të cilin keni ndarë informacionin. Ekzistojnë edhe disa opsione të tjera shtesë për kërkim më të detajuar bazuar në datën e modifikimit, fjalëve që përmban dhe me kë është ndarë.

Shkarkoni versionin më të fundit të Google Drive për Android dhe iOS (PCWorld Albanian)

Përditësimi i ri i aplikacionit Google Drive i dedikohet funksionaliteve të avancuara të kërkimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)