Lajmet

Përditësimi BlackBerry OS 10.3.3 do të publikohet brenda muajit Mars

Mar 25 2016
0 Shpërndarje
Përditësimi BlackBerry OS 10.3.3 do të publikohet brenda muajit Mars

Passports-Leap-GenericEdhe pse sistemit operativ është shfaqur në serverët e BlackBerry që nga muaji Dhjetor, tani jemi një hap më afër publikimit zyrtar të BlackBerry OS 10.3.3. Pritet që ky version i platformës të dërgohet tek përdoruesit përpara fundit të këtij muaji.

Aktualisht versioni 10.3.3.293 është çertifikuar për BlackBerry Q5 dhe është çështje kohe përpara se të mbërrijë edhe tek telefonët e tjerë.

Versioni i ri i sistemit operativ në vetvehte nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha për konsumatorët, diçka e konfirmuar edhe nga vetë ekzekutivi kompanisë, John Chen.

Çertifikimi NIAP pjesë e këtij versioni do të thotë më shumë siguri për telefonët BlackBerry sidomos për konsumatorët e organizatave qeveritare që përdorin telefonë BlackBerry 10 dhe janë vazhdimisht në kërkimi të niveleve më të larta të sigurisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>