Lajmet

Përditësimet e Windows 10-tës do të jenë 35% më të vogla

Nov 4 2016
0 Shpërndarje
Përditësimet e Windows 10-tës do të jenë 35% më të vogla

Përditësimi i Windows-it duket nganjëherë sikur merr një përjetësi sidomos tashmë me Windows 10-tën i cili e merr nga një çdo ditë. Megjithatë Microsoft ka menduar që këtë proces ta bëjë më të lehtë falë një programi të ri të quajtur “Unified Update Platform.”

Kjo platformë esencialisht do të zvogëlojë madhësinë e përditësimeve. Tani e tutje Windows-i do të shkarkojnë vetëm një porcion të përditësimeve që janë të nevojshme. Kështu Microsoft tha se madhësia e shkarkimit do të bjerë me 35%.

Në të njëjtën kohë Microsoft do të zvogëlojë sasinë e të dhënave dërguar paisjeve kliente. Telefonët dhe tabletët nuk kanë përse të përditësohen disaherë që të marrin funksionalitetet më të fundit sidomos kur jeni disa versione prapa.

Asgjë nuk do të ndryshojë në anën e përdoruesit vetëm se përditësimet do kryhen më shpejt. Ky funksion po testohet tek “Insajderat” dhe do të bëhet i disponueshëm për të gjithë me përditësimin e Krijuesve të Windows 10-tës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>