Pepsi P1: Një telefon Android me ekran 5.5 inç dhe kamër 13 megapiksel

Publikuar më: 13-10-2015

Pepsi-Logo-640x402Nëse ju themi se një smartfon i ri Android është duke u ndërtuar me siguri do ta besonit. Por nëse ju themi se Pepsi është duke ndërtuar një të tillë?

Mësohet se kompania e pijes së famshme Pepsi është duke ndërtuar një telefon Android të quajtur Pepsi P1. Një numër i madh uebfaqesh kanë publikuar imazhin e një smartfoni Android në të të cilin duket qartë logoja e Pepsi.

Pepsi_p1_leak.0

Nuk dihet nëse ky smartfon është dizenjuar nga vet Pepsi apo kompania ka bashkëpunuar me një palë tjetër prodhuese për ta ndërtuar atë. Deri më tani kemi mësuar se ky telefon do të ketë një ekran 5.5inç me rezolucion 1080 piksel, 2GB RAM, proçesor 1.7GHz, bateri me kapacitet 3000mAh dhe një kamera 13 megapiksel.

Ky smartfon do të kushtojë vetëm 200 dollar. Në këtë nivel çmimi, shiten dhe dhjetra smartfonë të tjerë Android në treg, sidomos në Kinë ndaj konkurenca ka për të qënë e madhe. (PC World Albanian)

Pepsi P1: Një telefon Android me ekran 5.5 inç dhe kamër 13 megapiksel
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)