Pebble sjell në treg orën inteligjente më të hollë dhe më të lehtë të ndërtuar ndonjëherë

Publikuar më: 25-09-2015

tumblr_inline_nv4ykmA1ic1r19dv9_1280.png.cfNjë nga problemet e orëve inteligjente që janë në shitje aktualisht, është se ato vështirë të duken si orë normale. Orët inteligjente zakonisht janë shumë të trasha, të rënda dhe katrore.

Por kompania e prodhimit Pebble së fundmi ka sjellë në treg një orë inteligjente që duket si një orë e zakonshme. Bëhet fjalë për Pebble Time Round e cila ka një ekran të rrumbullakët. Por ç’është më e rëndësishme për këtë orë qëndron në faktin se sipas CEO-s së kompanisë Pebble, ajo është ora inteligjente më e lehtë dhe më e hollë e ndërtuar ndonjëherë.tumblr_inline_nv4yznMG6u1r19dv9_540.png.cf

Për 250 dollar ju mund të blini një orë inteligjente me ekran rrumbullak të tipit e-paper, trashësi 7.5mm dhe që peshon vetëm 28 gram. Për krahasim po ju themi se Apple Watch është 10.5mm e trashë dhe peshon 30 gram. Ashtu si Apple Watch dhe Pebble Time Round do të vijë në dy versione përmasash dhe rripash; 20 dhe 14 mm. Këto dy versione do të pajisen me sistemin operativ te vet kompanisë dhe do të mund të integrohet me smartfonët Android dhe iPhone. Duhet të shtojmë se sistemi operativ i përdorur është shumë më i thjeshtë se watchOS i Apple.

tumblr_inline_nv4yotWfCU1r19dv9_1280.png.cf

Time Round ofron mbështetje për librarinë masive të të Pebble ku përfshihen aplikacione si ESPN, Weather Channel, Uber etj. Ekrani i kësaj ore është i pajisur me teknologjinë reflektive dhe ngjyrat e tij përshtaten me ndriçimin e mjedisit. Mund të themi se disavantazhi i vetëm i kësaj ore është kohëzgjatja e ulët e baterisë. Ndërkohë që bateria e Pebble Time mund të zgjasë deri në një javë, ajo e Pebble Time Round zgjat vetëm 2 ditë. Por Pebble premton se teknologjia e karikimit të shpejtë do të bëjë të mundur kohëzgjatjen 1 ditë të baterisë në vetëm 15 minuta karikim. Kompania ka deklaruar se kjo orë do të jetë në shitje duke filluar që nga muaji nëntor kundrejt një çmimi prej 250 dollarësh. (PC World Albanian)

Pebble sjell në treg orën inteligjente më të hollë dhe më të lehtë të ndërtuar ndonjëherë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)