PayPal sjell shërbimin e pagesave në aplikacionin Messenger

Publikuar më: 24-10-2016

photo_20161024_155537-01-930x564PayPal bëri të ditur se do të lançojë një opsion pagesash nëpërmjet Facebook Messenger dhe aktualisht kjo është e mundur vetëm me kartat e debitit.

Muajt e fundit PayPal nënshkroi një sërë marrëveshjesh me MasterCard, Visa, Vodafone dhe Alibaba. Tashmë me risinë më të re në Facebook Messenger shërbimi bëhet i aksesueshëm nga mëse 1 miliard prëdorues.

paypalmessengerI disponueshëm momentalisht vetëm për disa përdorues në SHBA, konsumatorët e PayPal do të kenë mundësi të ndërlidhin llogaritë PayPal dhe Messenger ku do të marrim njoftime të pagesave direkt nga aplikacioni i komunikimit.

Nuk është më një çudi ta shohim aplikacionin Messenger edhe si një vegël të tretisë online. Marrëveshjet mes Facebook dhe PayPal nuk janë diçka e re gjithashtu.

Prej kohësh përdoruesit mund të reklamonin në rrjetin social duke paguar nga PayPal. (PCWorld Albanian)

PayPal sjell shërbimin e pagesave në aplikacionin Messenger
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)