PayPal lançon PayPal.me. Një shërbim transferimi parash mes dy individëve

Publikuar më: 02-09-2015

paypal.me-100611471-galleryGjigandi i pagesave online ka qëllim ta bëjë akoma më të thjeshtë dërgimin dhe marrjen e parave mes individëve nëpër vende të ndryshme të botës. Për këtë PayPal ka lançuar PayPal.me, një shërbim transferimi parash midis dy përdoruesve i ngjashëm me Square apo shërbimet e integruara që ofrojnë Facebook dhe Gmail. Përmes këtij shërbimi, përdoruesit e PayPal mund ti transferojnë para familjarëve apo miqve të tyre në anën tjetër të botës.

Ajo që e bën origjinale PayPal.me është uebfaqja e dedikuar këtij shërbimi ose e thënë ndryshe e personalizuar për përdoruesit. Klikoni në uebfaqen PayPal.me/ dhe vendosni emrin tuaj pas ‘/’, vendosni shumën që doni të dërgoni dhe klikoni Next. Më pas verifikoni për herën të fundit marrësin dhe shumën dhe ja tek u krye transferimi. Mjafton që dhe marrësi dhe dërguesi të kenë një llogari tyren në PayPal dhe të jenë mbi moshën 18 vjeç.

Ky shërbim aktualisht është i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi, Austri, Belgjikë, Danimark, Francë, Gjermani, Itali, Norvegji, Poland, Rusi, Spanjë, Suedi, Zvicër, Turqi dhe Mbretëria e Bashkuar. Por a ishte vërtetë i nevojshëm një shërbim i tillë? Aktualisht PayPal ofron dhe mënyra të tjera për të transferuar para mes përdoruesve por asnjë nga ato nuk është aq e thjeshtë sa PayPal.me. Të njëjtën thjeshtësi ofron dhe SquareCash, i disponueshëm vetëm në Shtetet e Bashkuara. Mbetet për tu parë nëse konkurenca e tregut do ta mirëpresë PayPal.me apo jo. (PC World Albanian)

PayPal lançon PayPal.me. Një shërbim transferimi parash mes dy individëve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)