PayPal braktis aplikacionet për Amazon Fire, BlackBerry dhe Windows Phone më 30 Qershor

Publikuar më: 26-05-2016

Paypal-HQ-930x620PayPal nuk do të mbështesë më platformat Windows Phone, Amazon Fire dhe BlackBerry 10 dhe bëri të ditur se pas datës 30 Qershor do të largojë mbështetjen. Këtë vendim kompania e shprehu me fjalët: “Eshtë e rëndësishme që të sigurohemi se po investojë burimet tonë në krijimin e eksperiencave më të mira për konsumatorët tanë.”

Megjithatë shpresa nuk ka humbur terësisht sepse Paypal tha se do të vijojë mbështetjen e ueb aplikacionit në platformat mobile. Gjithashtu përdoruesit e BBM dhe Outlook.com mund të dërgojnë para miqve të tyre përmes PayPal.

Ky lajm vjen menjëherë pasi publikimit të versionit 6.0 të aplikacionit për Android dhe iOS ku kompania inkurajonte përdoruesit të përditësonin përpara datës 30 Qershor. Gjatë tre mujorit të fundit kompania raportoi 1.41 miliard dollar transaksione. Pagesa në total u rritën me 28.6 % në 81.06 miliard dollar. (PCWorld Albanian)

PayPal braktis aplikacionet për Amazon Fire, BlackBerry dhe Windows Phone më 30 Qershor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)