Pas tre vitesh, Google sjell përditësimin madhor në aplikacionin Waze

Publikuar më: 19-10-2015

Screen-Shot-2015-10-18-at-6.58.50-PMWaze në iOS që sot zotëron një pamje më moderne të shërbimit të saj të hartave. Drejtuesit e automjeteve do të navigojnë në një ndërfaqe e cila synon ti ndihmojë të raportojnë më lehtë aksidentet, problemet e rrugëve dhe të ndajnë këshilla.

Me fjalë të tjerë i gjithë fokusi i këtij përditësimi është tek ofrimi i lehtësirave për drejtuesit e automjeteve. Herën e fundit që kompania ofroi një përditësim madhor ishte para tre vitesh.

2015-10-18-17.47.19

Aplikacioni i ri ka ndërfaqe më të pastër ku vetëm me pak klikime mund të filloni të navigoni të gjeni drejtimet e duhura dhe të dërgoni vendodhje. Versioni 4.0 i Waze gjithashut do të dërgojmë paralajmërimet automatikisht. Drejtuesit e automjeteve skanë pse di dërgojnë secilin prej tyre individualisht.

Përditësim tjetër është thjeshtësia në dërgimin e njoftimeve të aksidenteve dhe punimeve në rrugë për tek komuniteti. Madje ekziston edhe një funksionalitet në formën e përkujtuesit i cili u kujton takimet apo edhe gjendjen e trafikut. (PCWorld Albanian)

Pas tre vitesh, Google sjell përditësimin madhor në aplikacionin Waze
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)