Pas një edicioni të suksesshëm në Prishtinë, Startup Sauna vjen në Tiranë më 17 Shtator

Publikuar më: 06-09-2015

StartupSaNjë nga aktivitetet më interesante për sipërmarrësit që kërkojnë investime dhe vizibilitet në skenën europiane Startup Sauna, pas një edicioni të suksesshëm në Kosovë, vjen në Tiranë. Një aktivitet një ditor i cili u krijon mundësinë sipërmarrësve Shqiptarë të prezantojnë bizneset e tyre përpara serialpreneurve dhe investitorëve nga Finlanda dhe rajoni.

Startup Sauna synon të identifikojë startup-et me potencial dhe tu krijoje atyre mundësinë për tu mentoruar e akseleruar me qëllim gjetjen e investitorëve. Gjithashtu u krijon mundesinë startup-eve për tu lidhur me startupe nga rajoni dhe vendet nordike.

Startup-et duhet te aplikojne në https://www.f6s.com/startupsaunaintirana/apply. Aplikimet shihen me kujdes nga mentorët dhe startup-et me potencial e kalojnë këtë fazë dhe ftohen të marrin pjesë në aktivitetin e datës 17 Shtator, në CIT. Në 17 Shtator startup-et kanë 3 minuta për prezantuar biznesin e tyre përpara mentorëve. Pas prezantimeve, maksimumi 6 startup-e kanë mundësinë të bisedojnë kokë më kokë me secilin mentor për rreth një orë.

Gjatë kësaj ore startup-et sfidohen dhe marrin feedback real nga mentorët me experiencë 20 vjeçare në sipërmarrje. Është pikërisht gjatë kësaj ore që startup-et kanë mundësinë të tërheqin vëmendjen e mentorëve dhe të fitojnë shansin për të marrë pjesë në një akselerator 1 mujor në Helsinki dhe të marrin bileta për të marrë pjesë në Slush, konferenca më prestigjoze për sa i perket sipërmarrjes dhe investitorëve, http://www.slush.org/. Ne vitin 2014 në Slush moren pjesë rreth 700 investitorë.

Një mundësi unike për të  kuptuar nëse biznesi juaj ka potencial për tu rritur brenda Shqipërisë dhe më tej. Nxitoni të aplikoni, regjistrimet mbyllen në datë 12 Shtator 2015. Ju presim së bashku me mentorët finlandeze në 17 Shtator në Insitutin Kanadez të Teknologjisë. 

Pse Startup Sauna?

–    Sepse ke shansin të bisedosh për biznesin tënd me mentorë që kanë 20 vjet eksperiencë në sipërmarrje. Ke shansin të kuptosh më shumë për çfarë duhet të përmiresosh për të arritur suksesin maksimal.

–    Sepse ke mundësinë të përzgjidhësh për të marrë pjesë në një akselerator biznesi në Helsinki

–   Sepse ke mundesinë të përzgjidhesh për të marrë pjesë në Slush, konferenca më e madhe dedikuar sipërmarrjes në Europë

Mentorët

Micki Honkavaara, një sipërmarrës me eksperiencë 20 vjeçare në industrinë e 1teknologjisë ku 13 vite ka qenë në pozitat e një shefi ekzekutiv. Aktualisht shërben si Drejtor Menaxherial pranë Nvidia Finland dhe Menaxhaer i lartë pranë Nvidia.

Moaffak Ahmed, sipërmarrës serial me eksperiencë 20 vjeçare në menaxhim dhe zhvillim biznesit në Europë, Amerikën e Veriut dhe Azi. Ahmed ka ndërtuar strategji të shumta biznesi për firma të njohura. Aktualisht po 2punon me pasionin për të ndihmuar transformimin e ideve inovative në kompani të fuqishme.

Juha Ruohonen, ka qenë një ish trajner i Startup Sauna. Ka disa vite eksperiencë në pozitat e shefit ekzekutiv dhe zëvendës presidentit dhe falë kësaj ai e di se çfarë duhet të bëni për të korrur sukses apo edhe për të dështuar. Aktualisht është CEO i FAM Sports. (PCWorld Albanian)

Pas një edicioni të suksesshëm në Prishtinë, Startup Sauna vjen në Tiranë më 17 Shtator
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)