Pas Lenovo-s edhe Dell po ndërton një klon të Microsoft Surface Pro 3

Publikuar më: 12-09-2015

id-2963909-surfacepro3primary_web-100603817-largeRaportohet se Dell është duke ndërtuar një klon të tabletit 2 në 1 Surface, i quajtur si Dell XPS 12. Ky tablet me ekran 4K u zbulua nga uebfaqja gjermane Giga.de e cila ka arritur të marrë informacion të brendshëm nga vet kompania.

Raporti tregon se ky tablet do të debutojë në muajin Tetor, në të njëjtën muaj kur Microsoft pritet të sjellë Surface Pro 4. Gjer tani është zbuluar se ai do të ketë një ekran me rezolucion 3840 x 2160 4K i cili është shumë më i avancuar nga ai që ofron Surface Pro 3.

Një tjetër detaj i zbuluar ka të bëjë më kohëzgjatjen e baterisë ku sipas raportit bateria e kësaj pajisje do të ketë një kohëzgjatje deri në 10 orë. Në vend të portës së USB-së 3.0, Dell ka përdorur Thunderbolt 3. Tableti është i pajisur me një kamera kryesore 8 megapiksel dhe një frontale 5 megapiksel.

Tashmë dimë se do të kemi shumëllojshmëri klonesh të Surface në treg, duke filluar që nga origjinalët si Surface 3, Surface Pro 3, Surface 4, Surface Pro 4, Miix 700 të Lenovo dhe tani XPS 12 nga Dell. Kjo konkurencë mund të sjellë një rënie të çmimeve aq më tepër që linja Surface e Microsoft ka kosto të lartë. Diçka e tillë pritej por ajo që na surprizoi është ‘liria’ që Microsoft po i jep prodhuesve të tjerë të kopjojnë produktet e saj. Ndoshta Microsoft e cilëson veten një lidër në treg dhe të tjerët e ndjekin. Por ardhja e klonit të Surface nga Lenovo dhe tani nga Dell tregon se pak shtrëngim nga Microsoft do të ishte i nevojshëm. (PC World Albanian)

Pas Lenovo-s edhe Dell po ndërton një klon të Microsoft Surface Pro 3
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)