Pas iOS, rrjeti social Facebook sjell transmetimet live në Android

Publikuar më: 27-02-2016

facebook-live-rolloutFacebook e kishte planifikuar kohë më parë dhe tani rrjeti social sot më shumë se kurrë e ka një përgjigje për shërbimet Periscope të Twitter dhe Merkat e cila quhet Live Video.

Me këtë shërbim të ri, rrjeti social bën të mundur për të gjithë përdoruesit transmetimin në kohë reale të eksperiencave me miqtë. Rrjeti social e prezantoi këtë shërbim në verën e vitit të kaluar dhe ishte i disponueshëm vetëm për figurat publike ndërsa sot po zgjerohet më tej. Përmes një aplikacioni në iOS shërbimi mbërriti tek amerikanët në Janar dhe tani ofrohet në mbi 30 shtete.

Ditën e sotme kësaj liste i bashkohen edhe telefonët Android fillimisht në SHBA. Rrjeti social bëri të ditur se videot live do të ofrohen edhe për faqet në disa shtete të reja në javët në vijim.

Sapo ky funksionalitet të jetë i disponueshëm, përdoruesit Android mund të startojnë një transmetim live duke klikuar mbi butonin “Status” dhe më pas të përzgjedhin opsionin “Live Video”. Gjatë transmetimeve përdoruesit mund të komentojë në kohë reale. Madje Facebook ofron një buton “abonimi” ku të interesuarit duke e klikuar do të njoftohen për momentin e fillimit të transmetimit. (PCWorld Albanian)

Pas iOS, rrjeti social Facebook sjell transmetimet live në Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)