Pas Galaxy Note 7-tës, shpërthejnë makinat larëse të Samsung

Publikuar më: 30-09-2016

Nëse besoni se historia e shpërthimeve për Samsung përfundoi me Galaxy Note 7-tën duhet të keni në konsideratë një padi të bërë ditën e sotme ndaj gjigandit korean. Kompania po përballet me veprime ligjore pas disa raportimeve se edhe makinat larëse Samsung kanë filluar të shpërthejnë.

Samsung është në bisedime me autoritetet rregullatore Amerikane për problemet e sigurisë shfaqur nga makinat larëse. Kompania u përgjigj se kemi të bëjmë me raste sporadike.

“Ishte një zhurmë e fuqishme. Ngjante me një shpërthim bombe,” tha njëra prej paditësve. Në vendin ku ndodhi shpërthimi u gjetën copëza xhami dhe materiale në largësinë 5 metra. Samsung paralajmëroi konsumatorët që të ulnin shpejtësinë e rrotullimeve përndryshe makinat larëse do të bëhen të paqëndrueshme.

Lajmet se makinat larëse të prodhuara përgjatë viteve 2011-2016 mund të jenë defektive poshtërojnë më tutje Samsung pas një tërheqjeje globale të telefonëve Galaxy Note 7 nga tregu. Madje ka pasur disa raportime se edhe modelet e zëvendësuara po shpërthejnë në flakë.

Vitin e kaluar më shumë 70,000 makina larëse u tërhoqën nga tregu në Australi pas raportimeve të mbi 100 rasteve ku përfshiheshin nga flakët. (PCWorld Albanian)

Pas Galaxy Note 7-tës, shpërthejnë makinat larëse të Samsung
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)