Pas fitores së Trump Google pushtohet nga kërkime për emigracionin dhe fundin e botës

Publikuar më: 09-11-2016

3a3446ed00000578-3920250-image-m-119_1478699721519Disa Amerikanë të traumatizuar nga zgjedhja e Donald Trump si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara kanë gjetur ngushëllim në motorin e kërkimit Google duke kërkuar fundin e botës.

Google Trends tregoi se kërkimet online u rritën ndjeshëm pak pas shpalljes së Kreut të ri të Shtëpisë së Bardhë. Amerikanët po kërkonin online një vend për të emigruar por të shumta ishin kërkimet “fundi i botës.”3a34173000000578-3920250-image-a-112_1478697866241

Uebfaqja Qeveritare e Kanadasë ishte offline në orët e para të mëngjesit me orën tonë lokale. Ata që përpiqeshin të qaseshin në faqen e Shtetësisë dhe Emigracionit në Kanada raportuan vonesa të shumta në hapjen e faqeve.

Kërkimi i fundit të botës në Google tregon sesa të shqetësuar janë Amerikanët për mënyrën sesi Trump do ti trajtojë marrëdhëniet delikate me Rusinë, Korenë e Veriut dhe Lindjen e Mesme. (PCWorld Albanian)

Pas fitores së Trump Google pushtohet nga kërkime për emigracionin dhe fundin e botës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)