Pas dy vitesh nga fundi i mbështetjes, Windows XP akoma gjendet në 181 milion kompjutera

Publikuar më: 12-04-2016

safeafterxpdies2_primary-100248300-largeEdhe pse Microsoft tërhoqi Windows XP-në nga tregu dy vite më parë, plot 181 milion kompjutera akoma funksionojnë me versionin antik të sistemit operativ sipas të dhënave që vinë nga uebi.

Që nga data 8 Prill 2014, Windows XP nuk mbështetet më nga Microsoft. Edhe pas panikut që ngjalli ky lajm, korporatat akoma nuk kanë hequr dorë nga ky version i cili daton që nga 2001.

Konsumatorët nuk marrin më përditësime të sigurisë dhe e vetmja zgjidhje ngelet kalimi në një version më aktualë të platformës. Por sot pas dy vitesh nga fundi i mbështetjes, pothuajse 12% e kompjuterave personale vazhdojnë të funksionojnë me këtë sistem operativ sipas Net Applications.

Kjo përkthehet ndryshe në plot 181 milion kompjutera në të gjithë botën kur totali i kompjuterave Windows është 1.5 miliard. Këto shifra e vendosin XP në vendin e katërt ndër sistemet operativ më popullore. Windows 7 gjendet në 861 milion kompjutera, Windows 10-ta në 235 milion dhe Windows 8/8.1 në 199 milion.

Kina ka një problem akoma edhe më të madhe sipas Baidu. Të dhënat e gjeneruara nga ky motor kërkimi tregojnë se sistemi operativ gjendet në 31.6 % të kompjuterave. Microsoft ke tentuar disa herë të tërheqë këtë numër të lartë konsumatorësh në drejtim të Windows 10-tës falë një bashkëpunimi me Baidu për promovimin e sistemit operativ. (PCWorld Albanian)

Pas dy vitesh nga fundi i mbështetjes, Windows XP akoma gjendet në 181 milion kompjutera
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)