Pas dy vitesh, BlackBerry shënon rritje të ardhurash me 12 %

Publikuar më: 18-12-2015

BN-LT454_1218bl_M_20151217122342BlackBerry sapo dha shenja jete. Prodhuesi Kanadez me seli në Waterloo për herë të parë pas 27 muajsh shënon rritje në të ardhurat e kompanisë me 12 %.

Të ardhurat që arrijnë shifrën e 548 milion dollarëve dhe humbje vetëm 89 milion dollar krahasuar me 148 milion dollar një vit më parë, kompania po ngjall shpresë tek konsumatorët dhe drejtuesit e saj.

Çfarë kontriboi në këto shifra pozitive financiare?

Dikur kompania dominante në tregun mobil, BlackBerry po përpiqet të rikuperohet pas betejës së ashpër dhe të humbur kundrejt Apple dhe Samsung dy vite më parë. Në momentin kur në krye të kompanisë erdhi John Chen, fokusi i BlackBerry filloi të përqendrohej tek softuerët e sigurisë duke nxjerr në plan të dytë biznesin e harduerit.

Që në 2014-tën kur prezantoi tre modele të reja, BlackBerry nuk prodhoi as edhe një telefon të vetëm deri në momentin kur u shfaq Priv në Nëntor si telefoni i parë i kompanisë me sistem Android. Mbase ajo që u duk si një kapitullim përballë Android-it dhe ushtrisë së aplikacioneve që zotëron, për BlackBerry tani po shfaqet frytëdhënëse.

Në aspektin e softuerit, kompania gjeneroi 162 milion dollar të ardhura nga 74 milion dollar që ishin në tre mujorin e dytë të 2015-tës. Ajo që BlackBerry nuk bëri të ditur ishte një shifër specifike e shitjeve të telefonit inteligjent Priv.

Gjatë një telefonate për analistët shefi ekzekutiv Chen u shpreh: “Jam i kënaqur me progresin e bërë,” duke vënë theksin tek 2,713 konsumatorët e rinj të sipërmarrjeve.

Së fundi, divizioni i harduerit të BlackBerry ka shitur 700,000 paisje në tre mujorin e katërt të 2015-tës. Sa i përket 2016-tës, BlackBerry ka premtuar një përditësim të BlackBerry 10 gjatë tre mujorit të parë dhe një në fund të vitit.(PCWorld Albanian)

Pas dy vitesh, BlackBerry shënon rritje të ardhurash me 12 %
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)