Pas debutimit në Mac, Automattic publikoi aplikacionin WordPress edhe në Windows

Publikuar më: 09-12-2015

07-laptopAutomattic, zhvilluesi i WordPress.com, publikoi aplikacionin e saj të parë për sistemin operativ Windows mëngjesin e ditës së sotme.

WordPress.com është një shërbim i cili hoston blogjet WordPress terësisht e pavarur nga softueri me burim të hapur i platformës. Madje edhe WordPress.com tani është më burim të hapur që nga muaji Nëntor.

Kur Automattic bëri të ditur se do të ofronte burimin e WordPress.com solli edhe një aplikacion për kompjuterat Mac. Sigurisht që kishte premtuar një të tillë edhe për Linux dhe Windows ku ky i fundit u prezantua zyrtarisht sot. Megjithatë nuk e dimë kur do të debutojë aplikacioni për Linux.

Aplikacioni i ri për Windows funksionon në Windows 7, 8 dhe 10. Mëposhtë mund të shikoni disa foto të aplikacionit. (PCWorld Albanian)

01-login

02-writing

03-reader

04-stats

06-desktop-with-app

Pas debutimit në Mac, Automattic publikoi aplikacionin WordPress edhe në Windows
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)