Pas 8 muajsh Marshmallow është instaluar në 10 % të telefonëve Android

Publikuar më: 08-06-2016

android_m_marshmallow-930x515Pasi u deshën katër muaj për të arritur adoptim prej 1 %, Android Marshmallow shpenzoi edhe katër muaj të tjerë për të arritur 10 % të tregut, të dhëna të cilat vinë nga uebfaqja e versioneve të platformës së Google.

Informacionet grumbullohen nga aplikacioni Google Play Store i cili është funksional që nga versionin 2.2 i Android dhe më lart. Kjo do të thotë se versionet më të vjetra nuk janë të përfshira në statistika e as paisjet që nuk kanë të instaluar Google Play si telefonët Android në Kinë dhe linja e tabletëve Amazon Fire.

android_adoption_may_2016Disa nga ndryshimet përgjatë periudhës Maj – Qershor janë si mëposhtë:

  • Android Marshmallow: rritje me 2.6 % në 10.1 %.
  • Android Lollipop: rënie me 0.2 % në 35.4 %
  • Android KitKat: rënie me 0.9 % në 31.6 %
  • Android Jelly Bean: rënie me 1.2 % në 18.9 %
  • Android Ice Cream Sandwich: rënie me 0.1 % në 1.9 %
  • Android Gingerbread: rënie me 0.2 % në 2.0 %
  • Android Froyo: 0.1 %

Klasifikimi i versioneve Android në bazë të numri të përdoruesve ngelet: Lollipop në vendin e parë, KitKat në vendin e dytë, Jelly Bean në vendin e tretë, Marshmallow në vendin e katërt, Gingerbread në vendin e pestë, Ice Cream Sandwich në vendin e gjashtë dhe Froyo në vendin e shtatë.

Pritet që Marshmallow të zërë vendin e tretë dhe me shumë gjasa edhe të dytin këtë vit. Ajo që ngelet e qartë është se pa mbërritjen e Android N, Marshmallow nuk do të dalë në krye të klasifikimit. (PCWorld Albanian)

Pas 8 muajsh Marshmallow është instaluar në 10 % të telefonëve Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)