Pas 6 vitesh nga lançimi i Portabilitetit arrin në 500,000 numri i portimeve në rrjetet celulare dhe fikse

Publikuar më: 31-10-2016

Woman is dialing on land line phone and looking on mobile phoneMë shumë se 5 vite nga hyrja në fuqi e portabilitetit të numrave celular dhe fiks në Shqipëri, Autoriteti Shqiptar i Komunikimeve Elektronike dhe Postare bëri të ditur se ka arritur në 500,000 statistika e numrave të portuar.

Portabiliteti i numrave erdhi më 2 Maj 2011 për ti shpallur luftë monopolit në Shqipëri ku konsumatorët shqiptarë kishin mundësi të përzgjidhnin një operator të ri celular apo fiks duke ruajtur numrin e tyre.

Gjatë vitit të parë u bartën 41,000 numra ndërsa shifra sot ka arritur në 550,817 numra celularë dhe 12.083 numra fiks të bartur. Përgjatë 2016-tës janë bartur 115,000 numra bëri të ditur AKEP.

Që nga 2011-ta pjesët e tregut ndryshuan vazhdimisht dhe ndërsa Telekom Albania, ish AMC, udhëhiqte për nga numri i abonetëve sot është Vodafone ai që vendos kufinj të rinj. Ndërsa telefonia celulare është ndër shërbimet më të adoptuara në Shqipëri, telefonia fikse duket sikur ka qëndruar në vend duke e parë nga larg mesataren e penetrimit në vendet e Bashkimit Europian.

Si mendoni se ka ndikuar portabiliteti i numri në liberalizimin e tregut të komunikimeve elektronike? A besoni se ka pasur impakt pozitiv, dhe a ka ndikuar në një konkurrencë më të ashpër dhe të ndershme? Na jepni mendimin tuaj në fushën e komenteve mëposhtë. (PCworld albanian)

Pas 6 vitesh nga lançimi i Portabilitetit arrin në 500,000 numri i portimeve në rrjetet celulare dhe fikse
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)