Pas 4 vitesh më në fund Microsoft po udhëheq botën e teknologjisë drejt mobilitetit

Publikuar më: 02-05-2015

Microsoft priti me zgjuarsi gjer në fund të konferencës Build 2015 për të zbuluar ndoshta edhe detajin më interesant në lidhje me Windows 10 për telefonët.

U deshën vetëm pesë minuta për Joe Belfiore, zëvendës president i divizionit të sistemeve operative që të demonstronte funksionalitetin Continuum, aftësinë e Windows 10 për tu adaptuar në rrethana të ndryshme harduerike. Por ky demonstrim nuk kishte të bënte me kompjuterat desktop e as tabletët por me telefonët Windows.

Çudia ndodhi kur Belfiore bëri lidhjen e telefonit Windows me një ekran të madh përmes një kablli HDMI. Fillimisht u shfaq ekrani i telefonit në një cep të ekranit në po atë madhësi që ka ekrani i telefonit. Asgjë e re këtu, sepse diçka të tillë e kemi parë edhe nga Samsung.

Por çdo gjë u bë më interesante kur Belfiore hapi aplikacionin PowerPoint. Aplikacioni mbushi gjithë madhësinë e ekranit. Por kjo ishte shumë më tepër sesa një shtrirje pikselash të aplikacionit. Ishte një aplikacion krejt tjetër sikur të përdorni nga një tablet.

microsoft-continuumKy koncept na kujtoi përpjekjet e Motorola me projektin Atrix pak vite më parë ku një telefon mbante funksional një laptop. Por Android asokohe ishte shumë primitiv dhe Motorola nuk kishte as resurset e as ekosistemin e duhur për ta çuar këtë iniciativë në një nivel krejt tjetër.

Me Windows 10 dhe aplikacionet universale, Microsoft po premton shumë më tepër. Continuum esencialisht e shndërron një telefon në një kompjuter me ekran të plotë.

Por kufinjtë do të vendosen nga hardueri. Continuum do të funksionojnë vetëm në telefonët që do të debutojnë në të ardhmen të paisur me Windows 10. Kjo sepse Microsoft është duke bashkëpunuar me Qualcomm për të zhvilluar një teknologji të re tek proçesorët me qëllimin e ofrimit e kësaj eksperience.

Lajmërimi se Windows 10 po e bën më të thjeshtë portimin e aplikacioneve nga Android dhe iOS në platformën mobile të Microsoft u mirëprit gjerësisht nga audienca. Por ky ndryshim nuk do të zgjerojë më tej mbështetjen për Windows 10, dhe është e trishtë të mendosh se kjo ide inovatore premton shumë për të ardhmen e botës mobile.

Ditëve të sotme nëse doni të kryeni një punë hidhni tutje telefonin dhe ndizni laptopin. Me Windows 10 këto dy paisje mund të jenë një e vetme por e gjitha kjo nuk do të sjellë diçka më të mirë sesa thjesht një PowerPoint më të mirë. (PCWorld Albanian)

Pas 4 vitesh më në fund Microsoft po udhëheq botën e teknologjisë drejt mobilitetit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)