Pas 20 vitesh automjetet nuk do të drejtohen më nga njerëzit u shpreh Steve Wozniak

Publikuar më: 03-11-2015

steve_wozniak

“Ishte një eksperiencë magjike”, u shpreh Steve Wozniak momentet që kishte përjetuar në një makinë Tesla me sistem vetëdrejtimi.

Një nga pionerët e teknologjisë që solli revolucionin e kompjuterave personal në 1970-tën tregoi eksperiencën e tij në makinën Tesla ma këtë fjalë: “Ishte një ndjesi e mrekullueshme të shikoje makinën që manifestonte aftësitë vetëdrejtuese në rrugë.”

“Makinat me sistem vetëdrejtimi përbëjnë teknologjinë më e rëndësishme e së ardhmes”, tha Wozniak gjatë fjalës së mbajtur në një simpozium në SHBA.

“Në të ardhmen makinat do të shmangin gabimet njerëzore”, tha Ai. “Kjo inteligjencë artificiale do të analizojë limitet e shpejtësisë, semaforët, këmbësorët madje edhe dëmtime të rrugës duke i shmnagur ato”.

“Pas 20 vitesh nuk do të ketë më njerëz që drejtojnë automjetet”.

Wozniak gjithashtu vuri theksin tek impakti që do të kenë këto makina. Sipas tij në 5 vitet e ardhshme secili prej nesh do të ketë një paktën e cila përmban sistem vetëdrejtimi(autopilot) ose sisteme kompjuterike që asistojnë.

dreamstime_s_46632046Dronët inteligjent

Dërgesat e porosive përmes dronëve janë një tjetër trend që premton shumë në një të ardhme jo të largët. “Mendoj se kjo ka filluar tashmë”, tha Wozniak.

“Sa do doja që të porosisja një picë në Amazon dhe të më vinte përpara derës së shtëpisë në 15 minuta përmes një droni.” (PCWorld Albanian)

Pas 20 vitesh automjetet nuk do të drejtohen më nga njerëzit u shpreh Steve Wozniak
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)