Parlamenti Europian: Të drejtat themelore të njeriut në rrezik. Garanton amnisti për Edward Snowden

Publikuar më: 02-11-2015

European_Parliament_Strasbourg_Hemicycle_-_Diliff

Është bërë shumë pak për mbrotjen e të drejtave themelore të qytetarëve europianë tha vota e Parlamentit Europian javën e shkuar. Institucioni më i lartë ligjëvënës i unionit shprehu shqetësim në lidhje me transferimin e të dhënave mes Europës dhe SHBA-ve, transferta të cilat sipas parlamentit duhet të jenë subjekt i një niveli më efektiv mbrojtjeje.

Parlamenti gjithashtu kërkoi nga vendet anëtare të BE-së që ti garantojnë mbrojtje ish kontraktorit të NSA-së, Edward Snowden, dhe të konsiderohet si një mbrojtës i të drejtave të njeriut. PE nuk la jashtë vëmendjes aq shqetësimet në lidhje me ligjet mbikëqyrëse në disa shtete Europiane.

Rezoluta e cila i garanton mbrojtje Edward Snowden, rezultoi me 342 vota pro, 274 kundër dhe 29 abstenime.

Kjo rezolutë miratohet vetëm pak ditë pas vendimi të një gjykate europiane e cila e quan të paligjshëm skemën “Safe Harbour” të transferimit të të dhënave drejt SHBA-ve. Nga ana tjetër Komisioni Europian duket se i ka shpallur luftë gjigandit të motorit të kërkimit Google, duke e akuzuar për qasje monopolistike ndaj tregut.

Ndërsa situata po tensionohet çdo ditë e më shumë, parlamentarët e unionit e pritën mirë vendimin e gjykatës. Kjo rezolutë gjithashtu kërkon ti japë fund një marrëveshje anti terrorizëm me SHBA-në e cila shënjestronte transfertat financiare mes elementëve të dyshuar.

Parlamenti nuk la jashtë vëmendjes as reagimin e Komisioni Europian ndaj rezolutës së 2014-tës e cila ishte jo adekuate edhe pas zbulimeve të përgjimit masiv të qytetarëve. Për parlamentin, të drejtat themelore të qytetarëve Europianë janë në rrezik dhe se është bërë shumë pak për tu garantuar mbrotje të plotë. (PCWorld Albanian)

Parlamenti Europian: Të drejtat themelore të njeriut në rrezik. Garanton amnisti për Edward Snowden
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)