Parlamenti Europian jep dritën jeshile për heqjen e tarifave roaming mes 28 shteteve anëtare të unionit

Publikuar më: 27-10-2015

2a6fd9a755aa4fc391c0c30a53e23dddParlamenti Europian ditën e sotme votoi unanimisht për jetësimin e marrëveshjes në Qershorit paraqitur nga Komisioni Europian për heqjen e tarifave roaming në vendet e unionit brenda Qershorit të 2017-tës. Kjo marrëveshje është e para e cila realizohet në përputhje të plotë me ligjet e reja të neutralitetit.

Pas datës 15 Qershor 2017 nuk do të ketë më tarifa roaming mes vendeve të Bashkimit Europian. Konsumatorët do të paguajnë të njëjtat çmimet për thirrjet, sms-të dhe internetin kurdoherë që udhëtojnë në 26 shtetet anëtare.

Gjithashtu duke filluar nga muaji Prill i vitit të ardhshëm, tarifat roaming do të shënojnë një tjetër rënie: operatorët do të tarifojnë vetëm 0.05 Euro për minut, 0.02 euro për SMS dhe 0.05 Euro për MB internet.roaming_2015_infographics_v11_11831

Kjo është vetëm marrëveshja e parë e një serie rregullash të reja që do të hyjnë në fuqi falë ligjit të neutralitetit të miratuar në Prill të 2014-tës nga Parlamenti Europian. Kjo marrëveshje e re i qëndron çdo principi të neutralitetit që do të thotë se asnjë përmbajtje në internet, aplikacion apo shërbim nuk do të kufizohet apo bllokohet.

Në Shtator të 2013-tës Komisioni Europian paraqiti propozimin e tij për një treg të vetëm telekomunikacioni në të gjithë shtetet anëtare të unionit. Parlamenti Europian e miratoi këtë propozim në Prill të 2014-tës. Pas disa ngeociatash mbajtur nga Këshilli Europian nën administrimin e Presidencës Letoneze u arrit një marrëveshje më 30 Qershor. Këshilli Europian e adoptoi marrëveshjen formalisht më 2 Tetor ndërsa Parlamenti Europian vulosi sot çdo gjë.

Në 2016-tën vihet në jetë një rishikim i plotë të rregullave të telekomunikacionit. Kjo reformë do të prekë çdo aspekt të këtij sektori përfshi edhe koordinimin e frekuencave të përbashkëta. Krijimi i kushteve për lulëzimin e rrjeteve dixhitale dhe shërbimeve është objektivi parësor i Komisionit për përmbushjen me sukses të misionit për një Treg të vetëm Dixhital për mbarë Europën. (PCWorld Albanian)

Parlamenti Europian jep dritën jeshile për heqjen e tarifave roaming mes 28 shteteve anëtare të unionit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)