Paralajmërohen diabetikët rreth një dobësie sigurie e zbuluar në një pompë insuline

Publikuar më: 05-10-2016

insulin-pump-980x420Johnson&Johnson i ka thënë njerëzve që po përdorin një nga pompat e tyre të insulinës se ka një dobësi në sigurinë e pajisjes që mund të lejojë një haker që marrë kontroll të pompës dhe ta bëjë pajisjen që të dërgojë një mbidozë insuline.

Një mbidozë insuline mund të jetë fatale. Pavarësisht nga dobësitë dhe rreziku i vdekjes nëse shfrytëzohet dobësia, Johnson & Johnson thotë se rreziku  për përdoruesit e pompës është shumë i ulët.

Ekspertët thonë se kjo është hera e parë që një prodhues ka dërguar një paralajmërim të tillë tek pacientët përreth një dobësie sigurie në pajisjet mjekësore. Kompania i ka thënë Reuters se nuk është në dijeni për ndonjë tentative hack-imi të pompës në këtë kohë, por ka vendosur që ti paralajmërojë përdoruesit dhe ti këshillojë që ta rregullojnë problemin.

Pompa në fjalë është Animas OneTouch Ping që debutoi në 2008 dhe shitet me një kontrollues  të jashtëm pa kabllo që përdoret për të kontrolluar pompën. Arsyeja për kontrolluesin është që të lejojë për përdorim më të lehtë të pompës, e cila vendoset zakonisht nën rroba dhe mundë të jetë paska e turpshme që të arrihet kur është nevoja që të përdoret. (PCWorld Albanian)

Paralajmërohen diabetikët rreth një dobësie sigurie e zbuluar në një pompë insuline
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)