Panda Cloud Antivirus 2.0 ofron skanim më të shpejt

Publikuar më: 19-07-2012
Panda Cloud Antivirus 2.0 ofron skanim më të shpejt

Panda Security ka lansuar një version të riorganizuar të softuerit të vet antivirus të bazuar në cloud. Ky version sjell tipare të reja përfshirë këtu një ndërfaqe të azhurnuar dhe përputhshmëri me Windows 8. Në dispozicion si falas ashtu dhe me pagesë, Panda Cloud Antivirus 2.0 skanon deri ne 50% më shpejt, norma më të përmirësuara në dezinfektim dhe redukton përdorimin e memorjes.

Softueri falas gjithashtu ofron edhe një motorr të ri dezinfektimi të bazuar në cloud, mbrojtje të përmirësuar offline, aftësi për të shfaqur proceset individuale për çdo gjë të lidhur me internetin, filtrim URL dhe Ueb, si dhe konfigurime të reja në opsione.

Pro Edition kushton 30 dollarë në vit dhe përmban të gjitha veçoritë e lartëpërmendura si dhe një firewall të bazuar në komunitet që lejon të menaxhosh lejet me njohuri në kohë reale nga baza globale e Panda-s, mbrojtje në rrjetet publike Wi-Fi, dhe “vaksinim” automatik të USB-së. Konsumatorët Pro gjithashtu marrin një përvojë falas dhë përkrahje 24/7.

Edhe pse Panda nuk është shumë e njohur krahasuar me ato të Microsoft, ESET, Avira, Avast, softueri i kompanisë renditet mirë ndërmjet këtyre antiviruseve të njohura. Panda Cloud Antivirus 1.5.2, për shembull, fitoi çmimin e çertifikatës së testit AV pak muaj më parë me vlerësime të larta për mbrojtjen, riparimin dhe përdorimin.

Nëqoftëse përdorni ndonjë version të vjetër të Panda Cloud Antivirus ai do të azhurnohet automatikisht në ditët në vazhdim ose mund ta shkarkoni versionin më të fundit këtu. Sigurohuni të fshini antiviruset tjera para se ta instaloni Panda. (PCWorld Albanian)

Panda Cloud Antivirus 2.0 ofron skanim më të shpejt
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)