Panasonic prezantoi një televizor të padukshëm

Publikuar më: 11-10-2016

23874628-pana-tv_1024Që nga mbërritja e TV me ekran të sheshtë, nuk ka pasur ndonjë debutim tjetër që të na emociononte në botën e televizorëve. Por Panasonic këtë javë në Japoni tek ekspozita elektronike CEATEC sapo tregoi një televizor të padukshëm. 

Kur ndezet funksionon njësoj si një TV normal. Kur fiket, është i tejdukshëm njësoj si një xham, që do të thotë se ju mund të shikoni murin apo raftet prapa tij.

Panasonic e përshkruan si “ekranin e të ardhmes” – edhe siç pritet kompania po qëndron e heshtur rreth teknologjisë që ndodhet pas TV transparent, thjesht në rast se konkurrentët e tyre kanë diçka të ngjashme në mendje.

Në videon e demonstrimit të Panasonic, TV shërben si xham për një raft. Për shkak se mund të lëvizet përreth, ju mundeni lehtësisht të arrini raftet prapa tij, ose të ndryshoni lartësinë e paraqitjen në varësi se kush po shikon.

Me më shumë rëndësi, ekrani për teknologjinë e fundit OLED, kur çdo piksel ndez veten (se sa të ndizet nga prapa). Teknologjia OLED kërkon shumë pak fuqi, e cila është arsyeja pse paneli mundet të jetë kaq i hollë. Me kalimin e kohës, firmat e teknologjisë po shpresojnë që të zhvillojnë ekrane OLED fleksibël, që mund të përkulen ose edhe të palosen.

Fatkeqësisht, pavarësisht progresit që ato po bëjnë, duket sikur ky televizor nuk do të i gatshëm për të dalë në shitje edhe për afërsisht 3 vite, sipas përfaqësuesve të kompanisë. (PCWorld Albanian)

Panasonic prezantoi një televizor të padukshëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)