Panasonic debuton me televizorë inteligjent të fuqizuar nga Firefox

Publikuar më: 17-05-2015

cx700-serieswith-text-600x450Mozilla, organizata e cila njihet për shfletuesin e saj Firefox, po e sjell këtë produkt të sajin në formën e një sistemi operativ në televizorë. Është kompania Panasonic e cila ka debutuar në treg me linjën e televizorëve inteligjent, Viera Smart TVs. Këta televizorë përdorin sistemin operativ Firefox për smartfona dhe tableta. Ndër televizorët e parë të lancuar janë CR850, CR730 dhe CX800. Mozilla ka deklaruar se këto pajisje do të jenë të disponueshme kudo në tregun botëror në muaj në vijim.

Duke u bërë pjesë e tregut të televizorëve, Mozilla po renditet si një konkurente ndaj sistemeve të tjerë operativ për televizorët që ekzistojnë sot në treg. Për shembull Samsung përdor sistemin e tij operativ Tizen në televizorët që tregton ndërsa LG përdor WebOS. Ndërkohë Google, Roku dhe Ubuntu po përpiqen të sjellin gjithashtu teknologjinë e tyre softuerike në televizorët inteligjent. Ekzistuese në treg janë dhe paketat televizive të Apple, Amazon dhe TiVo.

FirefoxOS u lancua në prill të vitit 2013 si një alternativë ndaj sistemeve Android dhe iOS. Kjo platform është e bazuar në Linux dhe me anë të saj Mozilla ofron mbështetje për platformat me kod të hapur ueb ku përfshihen dhe aplikimet HTML5, JavaScript etj. Ky sistem operativ është dizenjuar plotësisht për të shfrytëzuar avantazhet e teknologjisë ueb. Mozilla premton se zhvilluesit do të kenë mundësi të dizenjojnë aplikacione duke iu përmbajtur standarteve ueb dhe më pas ti transmetojnë ato dhe në platforma të tjera. Duket qartë se qëllimi i Mozilla është të ofrojë në tregun e sistemeve operativ një alternativë të re që shkon përtej Android dhe iOS.

Hyrja në tregun e televizorëve është një përpjekje që do ta ndihmojë Mozilla-n për t’ju rikthyer suksesit. Në Konferencën Botërore Mobile në muajin mars, Mozilla paraqiti Firefox OS në një televizor inteligjent Panasonic dhe sic duket ajo e mbajti premtimin. Televizorët Panasonic përdorin një version të modifikuar të Firefox OS të dizenjuar për ekranet e mëdhenj. Ky version përfshin karakteristikat standarte si dhe akses në dyqanin e aplikacioneve Firefox dhe shfletuesin Firefox. (PC World Albanian)

Panasonic debuton me televizorë inteligjent të fuqizuar nga Firefox
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)