Harduer

Paisjet e realitetit virtual të Windows 10-tës do të funksionojnë edhe me kompjutera modestë

Nov 22 2016
0 Shpërndarje

windows-10-vr-headset-2-100689932-largeNë ndërtimin testues më të fundit të Windows 10, Microsoft tani po përfshin një aplikacion “Aktivizimi i parë i Windows holografik” që teston një pajisje për tu siguruar që është e përshtatshme.

Microsoft zbuloi se pajisjet VR për Windows 10 do të fillojnë të shiten me $299, dhe tani po fillon të detajojë kërkesat e harduerit për ti fuqizuar këto pajisje.

  1. 4GB RAM

  2. Portë USB 3.0

  3. Një kartë grafike me mbështetje Directx 12

  4. 4 bërthama CPU, duke përfshirë procesorët me dy bërthama dhe hyperthreading

Gjithashtu është e ditur se pajisja do të përfshijë sensorë gjurmimi nga brenda-jashtë, duke shmangur nevojën për kamera të jashtme apo sisteme laser si ato të tanishmet në Oculus Rift apo HTC Vive.

Drejtuesi i Projektit HoloLens të Microsoft, Alex Kipman, tha se të dhënat e pajisjes duke përfshirë fushën e shikimit dhe rezolucionin për disa nga ofertat e palëve të treta do të zbulohen në evenimentin e ardhshëm WinHEC në Dhjetor. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>