“Paguaj kudo”: Procesi i ri i sistemit të pagesave për telefoninë celulare

Publikuar më: 30-05-2012

Me kartën falas të “Paguaj kudo” (PayAnywhere) të instaluar me aplikacionin për aparatet iOS 4.0+, smartfonët Android 2.1+, dhe aparatet BlackBerry 4.7+, mund të pranoni kartelat Visa, MasterCard, Ameriacan Express, dhe Discover me një pagesë shtesë transkasioni prej 2.69% për blerje. Transaksionet e akorduara kanë një pagesë shtesë prej 3.49% plus 19 centë për blerje. 

Veç kësaj ju mund të bëni transaksione të paraautorizuara, të bëni pagesa të plota ose të pjesshme si nga applikacioni ashtu edhe nga Ueb faqja e kompanisë. Ju mund të eliminoni nevojën për firmosje nga klienti për blerjet në shuma më të vogla se 25$. 

“Paguaj kudo” na jep mundësinë të pranojmë dhe të ndjekim rrjedhjen e pagesave, këshilla dhe ulje në çmim. Ju poashtu, mund t’i dërgoni konsumatorit kërkesa të përpunuara me e-mail, por jo me tekst porosi. Për aparatet iOS ju mund të lidheni me një printer terminal, dhe të kryeni transaksioninin. 

Ueb faqja e “Paguaj kudo” është e thjeshtë dhe shumë interesante. Ju mund të shikoni detajet e transaksioneve (përfshirë këtu totalin e shitjes, taksat, ulejt dhe këshillat). Gjithashtu, mund të shihni grafikët e shitjeve më kryesore gjatë ditës, të krijoni raporte dhe t’i njoftoni konsumatorët për çdo detaj që ata kanë nevojë dhe duan të informohen. Gjithashtu, në këto aplikacione është dhe butoni i kyçjes që ju mund të përdorni për të siguruar aplikacionin kur nuk e përdorni shpesh.  (PCWorld Albanian)

“Paguaj kudo”: Procesi i ri i sistemit të pagesave për telefoninë celulare
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)