Ozlo, gjeni një restorant më të mirë sesa ai që rekomandon Google

Publikuar më: 20-07-2016

ozlo-930x610Shumë prej nesh kur i merr uria kthehen nga kompania më e famshme në teknologji. Nuk bëhet fjalë për Tesla, as Facebook as Apple e as Microsoft. Është ajo kompani e cila ofron përgjigje të menjëhershme për dy dekadat e fundit.

Google ofron çdo gjë që duam të dimë për restorantet afër nesh, vlerësimet, ushqimet specifike dhe një hartë. Mjafton të kërkoni “pizza” dhe menjëherë do të merrni informacion nga telefoni juaj për restorantet që servirin këtë ushqim.

Por ka një problem: Qasja e Google është vjetëruar. Nëse kërkoni “italian” do tu shfaqen disa opsione në hartë dhe asgjë më tepër. Për më tepër u duhet të klikoni disa opsione shtesë për të kufizuar kërkimin tuaj në bazë të kriterit që kërkoni si dhe të kontrolloni si do të jetë moti kur të dilni. Bing kryen po të njëjtin funksion.

Tani një aplikacion i ri në iPhone, i cili është në faza testimi, premton ta ndryshojë këtë realitet. Ozlo nuk zgjidh çdo problem të jetës sonë por është shumë i dobishëm. Kryen një punë të mirë në zbulimin e vendeve të duhura për të ngrënë si dhe të ofron raporte të shpejta të motit shoqëruar me disa titujt të rëndësishëm lajmesh. Zhvilluesit thonë se roboti i cili kryen këto funksione mund të udhëzohet për të mësuar rreth temave të ndryshme si evenimentet sportive apo konferencave teknologjike.

Kur kërkoni një vend për të ngrënë do të merrni informacionin, vlerësimet dhe parashkimin e motit për orarin e përcaktuar. Është intuitiv dhe i shpejtë edhe pse akoma është në fazë zhvillimi. Aplikacioni përmban një databazë me mbi 1 milion restorante dhe 300,000 menu. (PCWorld Albanian)

Ozlo, gjeni një restorant më të mirë sesa ai që rekomandon Google
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)